Aksident në rrugën Transballkanike në Vlorë, përplasen 2 makina
Lajmifundit
/
3 Tetor 2025, 15:08
Aktualitet

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Transballkanike në Vlorë.
Dy mjete, të cilat kanë pasur në timon drejtuese femra, janë aksidentuar me njëri-tjetrin.
Mësohet se shkaktar i këtij aksidenti ka qënë automjeti i llojit Fiat, ku drejtuesja e tij nuk ka frenuar në kohë, duke goditur mjetin e llojit Dacia.
Në mjetin Dacia udhëtonin në ato momente dy turiste të huaja. Si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Ndërkohë që aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në një prej akseve kryesore të qytetit të Vlorës.


