Aksident në Malësinë e Madhe, makina përplas motorin
Lajmifundit
/
30 Dhjetor 2024, 15:10
Aktualitet

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 13:50 në fshatin Alijaj, ku makina me drejtues shtetasin S.P, 60 vjeç ka përplasur motorin me drejtues A.Rr, 47 vjeç.
Malësi e Madhe/Informacion paraprak /Rreth orës 13:50, në fshatin Alijaj, Bajzë, automjeti me drejtues shtetasin S. P., 60 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. Rr., 47 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. Rr., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


