Aksident në Elbasan/ Kamioni përplas një grua, niset me urgjencë në spital
Lajmifundit
/
25 Janar 2024, 15:24
Aktualitet

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Belsh.
Burime bëjnë me dije se një kamion ka aksidentuar një grua.
Ngjarja ka ndodhur në një kthesë, në unazën e qytetit.
E lënduara e cila mësohet se nga aksidenti ka marrë plagë të rënda në këmbë, është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit.


