Aksident në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, "Toyota" përplaset me furgonin e OSSHE! Bllokohet qarkullimi

Aktualitet
Aksident në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë,

Një aksident ka shkaktuar bllokim të plotë të aksit Lushnjë-Rrogozhinë, në drejtim të Tiranës, ku trafiku është krijuar deri në 3 km, nga zona e Çermës deri në Pluk.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Toyota, në të cilin udhëtonte një grua me dy fëmijët e saj, është përplasur nga pas me një furgon të OSHEE-së, për shkak të mosmbajtjes së distancës nga drejtuesja e makinës.

Menjëherë pas përplasjes, Toyota ka marrë flakë. Fatmirësisht, në automjet ndodheshin vetëm drejtuesja dhe dy fëmijët, të cilët kanë arritur të dalin në kohë dhe nuk ka të lënduar.

Policia dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e qarkullimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion