Aksident në aksin Fushë Krujë – Thumanë, plagosen rëndë katër persona, transportohen drejt Trumës

Aktualitet

Aksident në aksin Fushë Krujë – Thumanë, plagosen

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë – Thumanë, në afërsi të fshatit Derven.

Dy automjete, një Mitsubishi me targa italiane, e cila drejtohej nga shtetasja M.L., dhe një Opel, i cili drejtohej nga N.P., janë përplasur dhe për pasojë katër persona janë plagosur rëndë.



Paraprakisht, dyshohet që shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e rrugës në mënyrë të gabuar nga ana e shoferit të Opel-it, por edhe shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte Mitsubishi. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

"Krujë/Informacion paraprak

Më datë 27.01.2025, rreth orës 07:20, në fshatin Derven, Fushë-Krujë, automjeti me drejtuese shtetasen M. L., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. P.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi N. P, dhe 2 pasagjerët që udhëtonin me automjetin e shtetasit N.P, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit."

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion