Detaje nga tragjedia në Greqi, si u dogjën për së gjalli 3 shqiptarë, dy të tjerë në spital

Aktualitet

Detaje nga tragjedia në Greqi, si u dogjën për së gjalli 3

Një aksident i rëndë në kilometrin 537.5 të autostradës Egnatia, pranë pikës së pagesës Iasmos në Greqi, ka marrë jetën e tre shtetasve shqiptarë dhe ka lënë dy të tjerë të plagosur.

Sipas autoriteteve greke, një kamion u përplas me dy makina të ndaluara në një radhë prej 600 metrash. Pas goditjes, mjetet shpërthyen në flakë, duke shkaktuar karbonizimin e tre pasagjerëve në njërin nga automjetet.

Viktimat janë:
• Viktor Bushi, 59 vjeç, banues në Metamorfosi, Athinë
• Klarenc Kaçaj, 61 vjeç, banues në Dhrapetsona, Athinë
• Marianka Bushi Aliraj, 57 vjeçe

Ndër të plagosurat, Mardalena Kaçaj, 49 vjeçe, e cila ndodhej në sediljen pas drejtuesit, u shpëtua nga kalimtarë të rastit dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet vijojnë hetimet për shkaqet e aksidentit dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion