Aksident i shumëfishtë në Rrugën e Elbasanit, 3 persona përfundojnë në spital

Aktualitet

Aksident i shumëfishtë në Rrugën e Elbasanit, 3 persona

Një aksident i shumëfishtë është shënuar sot rreth orës 19:05 në rrugën e Elbasanit përballë një lokali. Sipas bluve, në aksident janë përfshirë katër mjete dhe si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Tiranë/Informacion paraprak Më datë 25.05.2023, rreth orës 19:05, në Rrugën e Elbasanit, përballë një lokali, janë përplasur 4 automjete. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendndgjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT