Selin Bollati festoi ditëlindjen, SURPRIZA e veçantë dhe URIMI i DJ Gimbos

Showbiz

Selin Bollati festoi ditëlindjen, SURPRIZA e veçantë dhe URIMI

Fituesja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Selin Bollati, ka festuar dje ditëlindjen e 24, në një organizim privat, të rrethuar nga familjarë, miq të afërt dhe njerëzit më të dashur për të.

Në festë ishte i pranishëm edhe partneri i saj, DJ Gimbo, me të cilin krijoi një lidhje gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, lidhje që vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut.

Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes erdhi kur Gimbo vendosi t’a surprizonte Selinin. Ai organizoi ardhjen e defatorëve, të cilët sollën atmosferë festive dhe e bënë atmosferën edhe më të veçantë për vajzën e ditëlindjes.

Pamjet nga surpriza janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku kanë marrë komente të shumta nga ndjekësit e çiftit, të cilët kanë vlerësuar gjestin romantik të DJ-it.

Ndërkohë nuk ka munguar urimi publikisht në rrjetet sociale. Gimbo ka publikuar në “Instastory” një fotografi ku shfaqen së bashku dhe krahas ka shkruar disa fjalë të ëmbla.

“Urime ditëlindjen e 24 qika jeme e vogël pinl, festofsh gjatë gjithë jetës tënde me shëndet dhe lumturi po ashtu edhe me dashuri (me mu). Ajllovju maj gerll. I bofsh 100 vjet, mos harro Gimbo love you shumë okay!”, ka shkruar Gimbo në postimin e tij.

Selin Bollati festoi ditëlindjen, SURPRIZA e veçantë dhe URIMI

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion