Aksident i rëndë në Tepelenë, humb jetën 45-vjeçari

Aktualitet

Aksident i rëndë në Tepelenë, humb jetën

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë–Memaliaj.

Sipas njoftimit zyrtar të Policia e Shtetit, rreth orës 18:00, shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në fshatin Veliqot, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin B. B., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Mamaj.

“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në fshatin Veliqot, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin B. B., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT