SPAK zbulon lidhjet, administratori fshiu filmimet pas arrestimit të Agasit, drejtoresha e SHISH dyshohet se e ndihmoi të arratisej

Aktualitet

SPAK zbulon lidhjet, administratori fshiu filmimet pas arrestimit të
Detaje të tjera mësohen në lidhje me operacionin e ndërmarrë mëngjesin e sotëm, 22 shtator, nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të hetimeve që po vijojnë për aferën e AKSHI-t.

Me vendim të GJKKO, u caktua masa “arrest në shtëpi” për drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni dhe pezullim nga detyra, ndërsa ndaj ish kreut të Policisë, Ilir Proda, u ushtruan kontrolle në banesën e tij.

Ndaj Hysenit rëndojnë dy akuza, nxjerrje të sekretit hetimor dhe përkrahje të autorit të krimit, pasi ka të dhëna se ajo ka favorizuar në arrati Ergys Agasin, që u arrestua pak javë më parë.

Po ashtu, në pranga kanë rënë edhe Fatjon Kalluci, Shefi i Laboratorit Shkencor të Policisë dhe Embro Sulejmani, biznesmen në Durrës.

Sulejmani, sipas gazetares Klodiana Lala, punonte si administrator në një lokal në bllokun qeveritar dhe dyshohet se ka fshirë kamerat e sigurisë pas arrestimit të Agasit për të fshehur gjurmët që ai frekuentonte këto ambiente.

“Prokurorët kanë kërkuaar arrest në burg për Fatjon Kallucin, Shefi i Laboratorit Shkencor të Policisë dhe Embro Sulejmani, pronar biznesi në Durrës, i cili rezulton se punonte në një lokal në bllokun qeveritar dhe dyshohet se ka fshirë kamerat e sigurisë në momentin e arrestimit të Ergys Agasit për të fshehur gjurmët që Agasi kishte frekuentuar këto ambiente. Janë duke vijua kontrolle në disa baza dhe biznese në Durrës.”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT