Aksident i rëndë, makina përplaset me kamionin e mbeturinave! Shoferi në gjendje kritike

Aktualitet

Aksident i rëndë, makina përplaset me kamionin e mbeturinave!

Një aksident është regjistruar në mesnatë, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër te degëzimi i parë në hyrje të Lezhës.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se automjeti taksi është përplasur me mjetin kamion që mbledh mbeturinat në zonë.

Si pasojë e përplasjes shoferi i automjetit taksi u bllokua në mjet nga përplasja dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po mbledh prova materiale nga shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që ndodhi në mesnatë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion