Aksident i rëndë, makina përplas të moshuarin në Këlcyrë

Aktualitet

Aksident i rëndë, makina përplas të moshuarin në

Një aksident i rëndë ka ndodhur në “Urën e Leklit-Këlcyrë, rreth orës 14:00, ku një makinë ka përplasur një këmbësor. Sipas bluve, i aksidentuar ka mbetur I moshuari F.V, 81 vjeç.

Këlcyrë/Informacion paraprak/ Rreth orës 14:00, në aksin rrugor "Ura e Leklit-Këlcyrë", në qytetin e Këlcyrës, shtetasi M. S., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "BMË", ka aksidentuar shtetasin F. V., 81 vjeç (këmbësor), i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

ME TE LEXUARAT