Aksident i trefishtë në Levan, autoboti u pret rrugën mjeteve! Tre të plagosur
Lajmifundit
/
2 Janar 2025, 15:19
Aktualitet

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Levan të Fierit. Bën me dije se 3 automjete janë përfshirë në këtë aksident. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje një autobot ka prerë rrugën dhe si pasojë dy mjete janë përplasur duke shkaktuar 3 të plagosur.
Personat e plagosur janë dërguar me urgjence në spitalin Fier dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Policia në vendngjarje po kryen procedurat për te zbardhur shkaqet e aksidentit


