Aksident i 3-fishtë në superstradën Lezhë-Milot, plagoset tre persona! Mes tyre një grua
Lajmifundit
/
19 Qershor 2026, 17:03
Aktualitet

Tre persona, mes tyre një femer, kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së tre automjeteve në superstradën Lezhë–Milot.
Aksidenti ndodhi pranë fshatit Gajush, ndërsa të plagosurit u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore. Sipas burimeve spitalore, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kryen veprimet e para hetimore dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


