Aksi Librazhd-Prrenjas vijon të jetë i bllokuar, ARRSH: Dy itineraret alternative për vijimin e qarkullimit drejt juglindjes

Aktualitet

Aksi Librazhd-Prrenjas vijon të jetë i bllokuar, ARRSH: Dy itineraret

ARRSH njoftim mbi situatën në segmetin Librazhd-Përrenjas, i cili mbetet i bllokuar për shkak të rrëshqitjeve masive të tokës dhe paqëndrueshmërisë së terrenit në zonën “Arrat e Gurrës”.

ARRSH rekomandon përdorimin e itinerareve alternative si Maliq-Lozhan-Strelc-Gramsh-Elbasan apo Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Leskovik-Përmet-Tepelenë për autovetura, dhe për mjetet e tonazhit të rëndë itinerarin përmes Pikës Doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Bllatë – Rruga e Arbërit. Respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore deri në normalizimin e qaarkullimit.

“Qarkullimi në segmentin rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, pjesë e aksit Librazhd-Pogradec, do të vijojë të jetë i bllokuar për shkak të rrëshqitjeve masive të dheut që e kanë bërë këtë pjesë të pakalueshme dhe të pasigut për lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve.

Ndërsa në terren po kryhet një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik për shkak të paqëndrueshmërisë së terrenit, autoritetet rrugore theksojnë rëndësinë e përdorimit të akseve alternative për të shmangur problemet në qarkullim.

ARRSH bën të ditur se drejtuesit e autoveturave mund të përdorin itinirarin Maliq-Lozhan-Strelc-Gramsh-Elbasan, si dhe edhe aksin Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Leskovik-Përmet-Tepelenë, duke garantuar kështu vijimësinë e lëvizjes në juglindje të vendit.

Ndërkohë, për mjetet e tonazhit të rëndë rekomandohet devijimi përmes Pikës Doganore Qafë Thanë drejt Maqedonisë, më pas nga Pika Doganore e Bllatës dhe vijimi në Rrugën e Arbrit, si alternativa më e përshtatshme për përballimin e fluksit dhe garantimin e sigurisë rrugore”, njofton ARRSH.

ARRSH apeloi drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës për respektim të sinjalistikës dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore deri në stabilizimin e plotë të situatës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion