Probleme edhe në Dibër e Bulqizë/ 2 vatra zjarri ende aktive, era favorizon flakët

Dy varja zjarri vijojnë të jenë ende aktive në Selishtë të Bashkisë Dibër dhe në territorin e Bashkisë Bulqizë. Në zonën e Selishtës, flakët kanë nisur që në orët e para të mëngjesit dhe vijon të jetë aktiv.
Në operacionin për izolimin e flakëve janë angazhuar punonjës të bashkive Dibër dhe Bulqizë, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, strukturat e Emergjencave Civile, si dhe banorë të zonës.
Era e fortë ka favorizuar flakët dhe ndërhyrja e zjarrfikësve po bëhet edhe më e vështirë. Po ashtu vatër zjarri është raportuar edhe në Qafën e Helmes, në Njësinë Administrative Fushë-Bulqizë, pranë kufirit me Selishtën.


