Agjenda/ Inagurimi i bazës së NATO-s më 4 mars, kush janë zyrtarët që do marrin pjesë

Aktualitet

Agjenda/ Inagurimi i bazës së NATO-s më 4 mars, kush janë

Të hënën e 4 marsit do të inaugurohet baza ajrore e Kuçovës.

Sipas agjendws sw Ministrisë së Mbrojtjes, në orën 07:45 do të jetë nisja nga Tirana në drejtim të Kuçovës.

Rreth orës 09:30 është parashikuar mbërritja në bazë e mediave apo pjesëtarëve të tjerë, ndërsa në orën 10:10 do të mbërrijnë autoritetet e larta shtetërore shqiptare dhe të huaja.

Ceremonia sipas agjendës do të nisë në orën 10:25.

Fjalën hapëse në inaugurimin e bazës ajrore do e ketë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në orën 10:30, për të vijuar më pas me shefin e  Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Arben Kingji.

Fjalë përshëndetëse do të mbajë edhe i ngarkuari me punë i SHBA David Wisner, ministri turk i Mbrojtjes, ministri italian i mbrojtjes, presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Pas fjalimeve, për rreth 15 minuta, nga ora 11:30-11:45 do të ketë “show air”, avionë që do dhurojnë shfaqe në ajër.

Përfundimi i gjithë aktivitetit është parashikuar në orën 12:15 minuta.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion