“Abuzon me mua dhe ecën i zhveshur në sy të fëmijëve”, 17 vite burg për shqiptarin që dhunoi gruan në Selanik

Aktualitet

“Abuzon me mua dhe ecën i zhveshur në sy të

Gjykata e Selanikut ka dënuar me 17 vite burg një 40-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për abuzim seksual dhe fizik ndaj gruas së tij.

Ngjarja rëndohet akoma më shumë, teksa abuzimet ndodhin në sy të fëmijëve të mitur të çiftit shqiptar.


I pandehuri u shpall fajtor për përdhunim, dëmtime të rrezikshme trupore dhe kërcënime ndaj gruas së tij dhe në prani të të miturve.

Gjykata vendosi që apeli i tij nuk do të kishte efekt pezullues në ekzekutimin e dënimit, dhe kështu ai u dërgua në burg.


Viktima 30-vjeçare, edhe ajo shqiptare, rrëfeu se abuzohej çdo ditë nga bashkëshorti i saj. Por duket se shqiptari nuk mjaftohej me kaq. Ai pas abuzimit, urinonte mbi gruan e tij, ndërsa në banesë, në gjendje të dehur, ecte i zhveshur.

Ndërkohë, shqiptari ka mohuar akuzat, ndërsa tha para togave të zeza se vetëm e kishte goditur me shuplakë.

 

ME TE LEXUARAT