Abuzoi seksualisht me vajzën e bashkëjetuese, lihet në burg 38-vjeçari në Elbasan

Aktualitet

Abuzoi seksualisht me vajzën e bashkëjetuese, lihet në burg

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 38-vjeçarin që kryente marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij për rreth tre muaj.

I riu ka pranuar akuzën, duke deklaruar se akti ka ndodhur me pëlqimin e vajzës.

Vajza e mitur, në prani të psikologes dhe policëve, ka treguar se është abuzuar seksualisht nga partneri i nënës së saj për katër muaj. Ndërkohë, nëna e saj ka dalë në mbrojtje të partnerit, duke akuzuar të bijën

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin B.B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç’, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij, 15 vjeçe.”, njoftoi policia

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion