A do të votojnë kontaktet e të infektuarve me COVID-19? Shefja e ISHP: Kemi protokoll për zgjedhjet

Aktualitet

A do të votojnë kontaktet e të infektuarve me COVID-19? Shefja e

Shefja e ISHP, Albana Fico ka deklaruar se kush rezulton pozitiv me COVID-19, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve nuk lejohet të votojë.

Fico thotë se ISHP ka protokoll, dhe kush është pozitiv nuk del nga shtëpia. Sa i përket kontakteve të të infektuarve me COVID-19, Fico thotë se duhet të interesohet pranë autoriteteve për lëvizshmërinë e personave.

 


‘’ISHP ka bërë përpiluar një protokoll i cili është i miratuar edhe nga MSH. Padiskutim që protokolli do të jetë para zgjedhjeve për të gjitha entitetet. Sa i përket personave që janë pozitivë, nuk do të lejohej, nuk duhet të dalin, për të vetmen arsye se transmetojnë COVID-19.

Të gjithë ne funksionojmë si autoritete. Është tejet i qartë për këto raste. Kush është pozitiv, dhe i karantinuar, ose kontakt, padiskutim pas 14 muajsh qytetarët janë edhe më të qartë. Në raport me lëvizshmërinë e personave’’- tha Fico.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion