A do lirohet Ilir Meta? GJKKO merr vendimin për kërkesën e ish-presidentit

Aktualitet

A do lirohet Ilir Meta? GJKKO merr vendimin për kërkesën e

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin lidhur me kërkesën e paraqitur nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë.

Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, më 2 mars 2026 Meta kishte depozituar një kërkesë me objekt zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të butë nga ato të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale.

Në përfundim të shqyrtimit, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, me vendimin nr. 200, datë 6 mars 2026, vendosi të deklarojë të papranueshme kërkesën, për shkak se përfaqësuesit ligjorë të kërkuesit hoqën dorë nga shqyrtimi i saj./TCH

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion