Humbi jetën tragjikisht në kantierin e ndërtimit, ky është 26-vjeçari Ermal Sherifi
Lajmifundit
/
28 Korrik 2026, 22:13
Kosovë&Rajon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një vendpunishte ndërtimore në rrugën “Holger Petersen”, ku një punëtor ka humbur jetën gjatë punës.
Viktima është Ermal Sherifi, nga fshati Rubovc i Madh.
Hetimet pritet të sqarojnë mënyrën se si ka ndodhur aksidenti dhe nëse janë respektuar masat e sigurisë në vendin e punës.


