300 vëzhgues në zgjedhje, OSBE-ODIHR nxjerr raportin paraprak për zgjedhjet e 11 Majit

Aktualitet

300 vëzhgues në zgjedhje, OSBE-ODIHR nxjerr raportin paraprak për

Parlamentaret e 11 Majit do të zhvillohen nën monitorimin e 300 vëzhguesve të OSBE-ODIHR dhe 26 të tjerëve me mision afatgjatë para dhe pas zgjedhjeve. 

ODIHR publikoi raportin paraprak për zgjedhjet e 11 Majit duke pasqyruar këtë koment për punën e deritanishme të KQZ-s.

“Shumë bashkëbisedues të ODIHR theksuan punën e përgjithshme efikase dhe konsultative të KQZ-së. Në të njëjtën kohë, disa të tjerë shprehën rënie të besimit në lidhje me Komisionerin Shtetëror dhe ngritën shqetësimeve në lidhje me paanshmërinë e komisioneve zgjedhore të nivelit më të ulët”.

Për klimën e zhvillimit të fushatës zgjedhore në këtë raport paraprak thuhet.

“Nuk u ngritën çështje të rëndësishme në lidhje me aftësinë e partive politike dhe kandidatëve për të bërë fushatë lirisht, shumica e bashkëbiseduesve presin raste të përhapura të keq-përdorimit të burimeve administrative nga partia në pushtet, duke përfshirë presionin ndaj punonjësve publikë. Për më tepër, ndikimi i grupeve kriminale në politikë, pretendimet e vazhdueshme për blerje votash, veçanërisht në mesin e komuniteteve të cenueshme shoqërore, dhe i ashtuquajturi votim ‘patronazhi’ mbetet një shqetësim kryesor”.

Në raportin paraprak të ODIHR theksohet se rregullat e financimit të fushatës mund të përmirësohen më tej, duke përfshirë futjen e sanksioneve më efektive dhe bindëse dhe rregullimin e fushatës së palëve të treta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion