Pas abonesë karta për pensionistët, Veliaj: Përveç transportit do të përfitojnë ulje në shërbime të tjera
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me pensionistë, të cilët prej 1 janarit 2025 janë pajisur me abone të përgjithshme dhe udhëtojnë falas me transport publik. Ai tha se hapi tjetër është Karta e Pensionistit qe do të funksionojë njësoj si Karta e Studentit, përmes të cilës te moshuarit mund të përfitojnë ulje në shërbime të ndryshme.
“Ashtu siç kemi bërë me Kartën e Studentit, me të cilën nuk japim vetëm abonenë e përgjithshme falas për studentët apo paguajmë gjysmën e tarifës së konviktit nga bashkia, por jepen edhe mbi 1500 shërbime me ulje. Mendoj se ka ardhur koha që, si qytet të prodhojmë Kartën e Pensionistit, e cila do të jetë një kartë për rezidentët e Tiranës, pasi rimbursojmë shërbime vetëm për qytetarë të Tiranës, por mund të kthehet edhe në një model për qytetet e tjera”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku shtoi se aktualisht, përveç abonesë falas, pensionistët e Tiranës përfitojnë edhe nga skema të tjera sociale të bashkisë, siç është ajo për veshjen falas me sistemin kapot të pallatit
“Ne kemi një politikë ku, për familjet e pensionistëve pagesën për veshjen me kapotë të pallatit apo riparimet të tjera, e paguan bashkia; kjo mund të përfshijë edhe vënien e një ashensori, disa të tjerë kanë pasur nevojë të vendosin panele diellore, etj. Fakti se për pensionistët e paguan bashkia këtë kontribut, duhet t’I inkurajojë që të aplikojnë sepse kështu ulet edhe fatura e energjisë, dhe përveç uljes që bëri qeveria, është një tjetër ulje që vjen nga shpenzimi i pakët i një pallati me eficencë energjetike”, tha Veliaj.
Erjon Veliaj gjithashtu u ndal edhe në ndërtimin e qendrave sociale që do të shtrihen edhe përtej Tiranës urbane, si një projekt në mbë shtetje të pensionistëve.