Përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec, ADN e fetusit vërteton se është abuzuar dhe lënë shtatzënë nga i moshuari

Aktualitet

Përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec, ADN e fetusit

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rastin e rëndë të abuzimit të një 12-vjeçarje në Pogradec, e cila ka mbetur shtatzënë.

Pas gati dy muajsh kanë dalë rezultatet e autopsisë të kryera në foshnjën 4-muajshe që kishte vajza në bark. Sipas analizave është konfirmuar se fëmija i përkiste të dyshuarit të arrestuar tashmë nga policia 67-vjeçari Rushan Selko.

Analizat kanë dalë pak ditë më parë dhe i janë bashkëngjitur tashmë fashikullit hetimor të prokurorisë së Korçës, e cila pritet që së shpejti të dorëzojë në gjykatë kërkesën për përfundim hetimesh dhe nisjen e gjykimit ndaj të moshuarit.

Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik u zbulua në dhjetor të vitit të kaluar, pasi 12-vjeçarja ishte shtatzënë 4-muajshe.

E mitura e terrorizuar nuk u ka treguar prindërve të saj për ngjarjen pasi 67-vjeçari Rushan Selko, e ka kërcënuar vazhdimisht se do ta vriste në raste se i tregonte prindërve

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion