11 lagje probleme me ujin e pijshëm në Durrës, shkak defekti i rëndë në tubacion pas rrëshqitjes së dherave

Aktualitet

11 lagje probleme me ujin e pijshëm në Durrës, shkak defekti i

Për shkak të një defekti të rëndë në tubacionin DN 700 mm, që vjen nga Stacioni i Pompave në Fushë Milot, i shkaktuar si pasojë e rrëshqitjes së dherave, qyteti i Durrës dhe lagjet e tij mund të kenë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.

Autoritet njoftojnë se do të ketë mungesë të pjesshme të furnizimit me ujë në lagjet: 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11, ndërsa probleme më të ndjeshme priten në lagjen 15.

Ekipet teknike ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për evidentimin dhe riparimin e defektit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion