10 ditë përvëluese, ja sa do të shënojë termometri

Përgjatë ditëve në vijim termometri do të shënojë temperatura ekstremisht të larta. Sipas meteorologes Tanja Porja, gjatë 10 ditëve të ardhshme pritet që temperaturat në vendin tonë të arrijnë deri në 43 °C.
Sipas saj Elbasani dhe Berati do të jenë qarqet më të nxehta, ndërkohë theksoi sek jo valë e të nxehtit do të përfshijë edhe veriun e vendit.
“Që ditën e sotme presim 40 gradë Celsius në rang vendi. Elbasani dhe Berati do të jenë qarqet më të nxehta. Kjo valë e nxehti do të jetë më e gjatë.
Presim që të kemi të paktën 7 ditë shumë të nxehta në territor. Nga e enjtja presim maksimumin e temperaturave në Gjirokastër, Përmet, Elbasan, Berat.
Në fundjavë do të ketë një ulje të lehtë, por që termometri do të rritet edhe me fillimin e javës tjetër. Edhe zonat malore rrezikojnë 40 gradë Celsius”, tha Porja.


