U vra nga burri i ish-të dashurës, flet i vëllai i viktimës: Gruaja ishte shtatzënë, ai e dinte

Aktualitet

U vra nga burri i ish-të dashurës, flet i vëllai i viktimës:

Gjykata e Fierit ka lënë në burg Xhuljano Mihos, autor i vrasjes së të riut i cili bashkëjetonte me ish-partneren e tij.

23 vjeçari Xhimi Baka mbeti i vdekur ditën e premten (5 korrik) në Fier, pasi u qëllua me thikë nga Xhuliano Miho, ish-bashkëshorti i të dashurës me të cilën ky i fundit bashkëjetonte.

Fillimisht u dërgua me plagë të rënda në spital, por nuk arriti të mbijetonte. Shkak për vrasjen e të riut dyshohet është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë.

Vëllai i viktimës, Maniko Bakaj foli ekskluzivisht për “Shqipëria Live”, duke treguar detaje të reja. Sipas tij Xhuliano e kërcënonte vazhdimisht Xhimin, ndërsa hedh poshtë akuzën e autorit se ishte Xhimi ai që e sulmoi i pari.

Përsa i përket lidhjes së të vëllait me të dashurën e tij, Maniko thotë se ata duheshin shumë dhe se ishin në pritje të një fëmije, për të cilin autori kishte dijeni.

E dinte Xhuljano që ishte shtatzënë ish-gruaja e tij?

Vëllai i Xhimit: Besoj e ka ditur, se i ka parë aty jashtë. Ajo nuk e donte fare

Mund të jetë ky shkaku i sulmit të fundit?

Vëllai i Xhimit: Nuk e di, besoj se po.

Çfarë të thoshte Xhimi kishte frikë?

Vëllai i Xhimit: Ishte shprehur që nuk ishte mirë, që nuk i kishte punët mirë

Autori thotë që e ka sulmuar Xhimi i pari…

Vëllai i Xhimit: Është gënjeshtër, kemi video, kemi qytetarë që kemi pyetur. Ai ka qenë duke bërë dush në shtëpi, i ka thënë e dashura që mos dil jashtë se është ai me thikë. Ai ka dalë jashtë dhe e ka sulmuar me thikën që mbante gjithmonë me vete. I bënte kërcënimet nga më të rënda.

Pse nuk bënte kallëzim në polici?

Vëllai i Xhimit: Nuk e di, me thënë të drejtën, nuk më ka treguar gjë

Po anëtarët e tjerë të familjes e dinin?

Vëllai i Xhimit: Jo tamam, por e dinin si lidhje edhe që ka pasur probleme me Xhuljanon. Kanë qenë një rast që kishin qenë të dy në polici. Nuk e mendonin se ishte kaq e madhe

Kishte frikë nga kërcënimet e Xhuljanos?

Vëllai i Xhimit: E kishte frikë, por mendonte se do ta kalonte, do ta linte rehat se ata e donin shumë njëri tjetrin. Mendonte se do vinte një moment do hiqte dorë, do largohej.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion