"Sulm në kufi", kapen 61 emigrantë sirianë në Gjirokastër

Flukset e shtetasve te huaj qe synojne te kalojne neper Shqiperi drejt veneve te tjera duket se kane nisur.
Mbremjen e sotme njoftohet se 61 emigrantë të paligjshëm janë ndaluar këtë të diel në mbrëmje në Derviçan.
Ata udhëtonin me një furgon me targa të Gjirokastrës. Klandestinet janë kryesisht të rinj nga Siria.
Policia i ka shoqeruar te gjithe personat ne ambientet e saj dhe menjehere mesohet se ka nisur hetimi.
Burimet nga organet e rendit bejne me dije se ka dyshime se shtetasit jane transportuar ne menyre te organizuar nga persona te cilet u premtojne per ti percjelle ilegalisht drejt vendeve te tjera, permes pageses.
Policia vazhdimisht ka identifikuar grupe te tilla personash ne zonen e Korces, Pogradecit dhe rajoneve te tjera ne kufi me Greqine.


