Ndërron jetë avokati Saimir Vishaj, prej ditësh ishte në gjendje të rëndë pasi ra nga shkallët

Aktualitet

Ndërron jetë avokati Saimir Vishaj, prej ditësh ishte në

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj.

Avokati ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit të Traumës, ku prej disa ditësh ndodhej i intubuar, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai përfundoi në spital, pasi ishte rrëzuar aksidentalisht nga shkallët, duke marrë dëmtime të rënda.

Më herët ai kishte kaluar një sëmundje të rëndë pas ndërhyrjeve në Itali. Në gusht të vitit 2025, Vishaj tregoi publikisht se kishte kaluar një sëmundje të rëndë, për shkak të së cilës kishte qëndruar për një periudhë në gjendje kome dhe i intubuar. Po ashtu, kohët e fundit ishte përballur dhe me divorcin nga bashkëshortja, çështje për të cilën edhe publikisht ishte shfaqur i prekur. Nga kjo martesë, ai kishte dy djem. 

Ai ka mbrojtur dhjetëra figura të njohura publike, zyrtarë të lartë, politikanë dhe emra të lakuar të botës së krimit e biznesit pranë GJKKO-së (Gjykata e Posaçme), Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.

Saimir Vishaj është një nga juristët dhe avokatët më me përvojë dhe më të lakuar në skenën e drejtësisë shqiptare, i njohur veçanërisht për mbrojtjen në çështje me ndjeshmëri të lartë publike dhe për rolin e tij si mbrojtës i të drejtave të njeriut e procesit të rregullt ligjor.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion