Dhelpra sulmon 12-vjeçaren në qendër të qytetit, e mitura dërgohet me plagë në spital

Bota

Dhelpra sulmon 12-vjeçaren në qendër të qytetit, e mitura

Një vajzë 12-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pas sulmit të papritur nga një dhelpër në qytetin Großenhain, në Saksoni të Gjermanisë.

Ngjarja ndodhi të hënën, më 23 nëntor, ndërsa e mitura po priste një shoqe jashtë një qendre rinore dhe po hante një panine. Dhelpra iu afrua papritur dhe e kafshoi në këmbë dhe në krah. Sipas dëshmisë së nënës së saj, kafsha nuk e lëshonte vajzën, edhe pasi ajo hodhi ushqimin.

Për largimin e dhelprës u desh ndërhyrja e tre burrave, ndërsa 12-vjeçarja u transportua në spital, ku mori trajtimin e nevojshëm. Ajo tashmë është kthyer në shtëpi.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se më herët kishte pasur disa raportime për praninë e një dhelpre me sjellje të pazakontë në zona të banuara.

Ndërkohë, përgjegjësi i zonës së gjuetisë e konsideron të pamundur që agresiviteti i kafshës të jetë shkaktuar nga tërbimi.

Rasti është referuar pranë autoriteteve përkatëse, ndërsa ende nuk është vendosur se si do të veprohet me kafshën. Një nga propozimet është vendosja e kurtheve për kapjen e saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion