“The Guardian”: Bler këshillues i Serbisë 16 vjet pasi e bombardoi
Ish-kryeministri britanik Toni Bler vazhdon të kritikohet se në listën e vendeve që ka zgjedhur për të këshilluar, përfshiu edhe Serbinë. E përditshmja britanike “The Guardian” shkruan se, "Bler do të këshillojë kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq, që dikur ka qenë tejet kritik ndaj tij".
Ndërkohë që marrëveshja për këshillimin, sipas gazetës besohet të jetë e financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Toni Bler ka shtuar Serbinë në listën e vendeve ku ai paguhet për të këshilluar, pavarësisht rolit të tij si ithtari kryesor i bombardimit të Beogradit në 1999”, shkruan “The Guardian”.
Bler do të këshillojë Aleksandër Vuçiq, i cili ishte ministër i informacionit gjatë luftës dhe ishte një kritik i hapur i politikanit britanik pasi, ai ishte i listuar si redaktori i një libri me titull “English Gay Fart Tony Blair”.
Tani Vuçiq dhe Bler gjejnë veten në të njëjtën anë, sipas një kontrate të nënshkruar nga konsulenca private ‘Blair’ për të ngritur një “njësi të dorëzimit” të paguar për të nga Emiratet e Bashkuara Arabe.