Çfarë duhet të bëni për të ulur menjëherë temperaturën e lartë

Kliko per me shume info

Temperatura e lartë shkaktohet nga shumë faktorë si: ftohja, gripi, sëmundjet virusale, sëmundjet ngjitëse, infeksionet që kanë të bëjnë me plagë të rënda.

Ato shkaktojnë mungesë oreksi dhe dobësi trupore. Të sëmurëve nuk u jepet ushqim me forcë. Në këto raste perizi është një mjet i mrekullueshëm për luftimin e procesit patologjik.

Kliko per me shume info

Në fillim të sëmurit i jepet çaj ose lëng frutash të freskëta të ëmbëlsuara me pak sheqer. Kur t’i kthehet oreksi i jepni ushqim me zarzavate, fruta, qumësht, kos, supë me lëng mishi, patate, bukë, supë orizi me vezë, pak mish viçi të grirë, gjalp ose vaj.

Ushqimi u jepet i paktë sa të vijë oreksi. Për uljen e temperaturës, lehtësimin e kollës dhe nxjerrjen e gëlbazës, përdoren bimët e mëposhtme, veç e veç, oe të kombnuara.

Mjekime populloreNë momentin e valimit të 2 litrave ujë hidhni 10 lugë gjelle me bimë sherebele. Lihet në qetësi për 30 min. Pastaj e kulloni dhe e shtrydhni. Pijeni të ngrohtë dhe të ëmbëlsuar nga 2 gota uji me çaj në mëngjes esëll dhe në mbrëmje vonë.

Në 2 litra ujë, në momentin e valimit, hidhni 10 lugë gjelle me fruta të copëtuara të trëndafilit të egër. Kullojeni në një napë katërshe, që të mos bien qimet e holla të trëndafilit, se ngacmojnë stomakun. Pini 2 filxhanë çaji të ngrohtë dhe të ëmbëlsuar sipas dëshirës, në mëngjes esëll dhe në darkë para gjumit.

Edhe bima e sanzës shërben për uljen e temperaturës së lartë. Zieni 1 lugë kafeje me rrënjë në 2 gota ujë që pihen brenda ditës. Ky lëng përgatitet nga pluhuri i rrënjës, duke marrë 10-15 pika 1-2 herë në ditë.

Merrni 30-60 gr shelg të bardhë me 1 litër verë. Merrni gjysëm filxhani kafeje para buke. Gjethet i zieni deri në valim. 40-80 gr lule nga shelgu i bardhë me 1 litër ujë. Pini 3 gota në ditë.

Edhe lëngu i limonit jep rezultate të mira në temperaturën e lartë. Merrni lëngun e 1 kokrre limoni dhe hidheni në një gotë me ujë me sheqer. Pini 3 herë në ditë në raste të temperaturës. Kjo vlen për moshat e vogla, sepse lëngu i limonit duhet holluar me ujë. Kurse moshat e rritura mund ta pijnë ashtu siç është.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here