Pirlo mund të kthehet në fushën e gjelbërt, klubi që dëshiron ta marrë

Sport

Andrea Pirlo mund të rikthehet në futbollin e luajtur edhe pasi pak kohë më parë u tërhoq.

39-vjeçarit i ka ardhur një ofertë nga një klub gjysmë-profesionist Australian, bën të ditur Fox Sports.

Klubi në fjalë quhet Avondale Fc, ekip i cili ka arritur deri në çerekfinalet e FFA cup.

Avondale do të përballet me Sydney Fc, dhe siç raportojnë mediat amerikane, ata po tentojnë të bindin mesfushorin italian për t’u kthyer sërisht në fushën e gjelbërt.

Paratë nuk janë një problem për klubin në fjalë, dhe mbetet në dorën e lojtarit nëse do të provojë këtë mundësi ose jo.

Ai ka luajtur gjatë karrierës së tij për Inter, Milan dhe Juventus, ndërsa në total ka fituar 6 tituj të Serie A, 2 Champions League dhe Botërorin 2006 me Italinë.

ME TE LEXUARAT