E bujshme/ Thomas Strakosha te Interi?

Sport

Paraqitja e dobët e Handanoviç në dy javët e para të kampionatit ka bërë që Interi të mendojë për një portier që mund të zëvendësojë sllovenin që në verën e ardhshme.

Duke parë edhe moshën e madhe të Handanoviç, Inter do të preferojë një portier në moshë të re.

I pari në listë sipas "Fichasjes.net" është shqiptari i Lazios, Tomas Strakosha.

Portieri i kombëtares shqiptare duket se është në "pole position" pasi ka eksperiencë në kampionatin italian ku luan me Lazion që prej dy sezonesh.

Ndaj, transferimi i mundshëm i Tomas Strakoshës te zikaltërit, do të ishte krejtësisht logjik, duke parë transferimet e shumta në kasin Lacio-Inter.

ME TE LEXUARAT