Kukësi kualifikohet në fazën tjetër të Championsit

Sport

Kukësi me shumë vështirësi është kualifikuar në raundin tjetër të Champions Leagues.

Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu barazoi 1-1 përballë Valetas dhe në këtë mënyrë i shpëtoi turpit duke u kualifikuar me gol në fushën kundërshtare.

Pavarësisht kualifikimit, skuadra e Kukësit ishte inferiore përballë kundërshtarit që dominoi në çdo aspekt të lojës.

Verilindorët gjuajtën vetëm dy herë portën ndërsa vetëm një prej tyre përfundoi në rrjetë.

ME TE LEXUARAT