Turqia lëshon një urdhër arrest ndërkombëtar ndaj Benjamin Netanyahut

Turqia ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu si pjesë e një hetimi mbi kapjen nga Izraeli të një flotilje aktivistësh për në Gaza, njoftoi Ministri i Drejtësisë Akin Gurlek në X.
Turqia ka lëshuar tashmë urdhër-arreste kundër Netanyahut dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, duke e akuzuar për gjenocid për shkak të veprimeve në luftën kundër Hamasit në Gaza. Izraeli i mohon me forcë akuzat për gjenocid.
“Ne nuk pranojmë në asnjë mënyrë mentalitetin se qeveria e Netanyahut, e cila po zbaton një politikë gjenocidale në Gaza, është e paprekshme dhe nuk mund të mbajë përgjegjësi.
Nuk do të lejojmë që krimet e kryera në Gaza të mbulohen dhe që përgjegjësit të mbeten pa u ndëshkuar. Do t’i përdorim me vendosmëri të gjitha mundësitë që na ofron e drejta kombëtare dhe ndërkombëtare.”, shkroi ministri turk.
Njoftimi i së premtes është shenja e fundit e rënies së marrëdhënieve izraelito-turke që nga sulmi i udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023 dhe lufta pasuese në Gaza.


