Shkëlqeu në Botëror, nuk do e besoni cili ekip e kërkon Shaqirin

Sport

Xherdan Shaqiri arriti të lerë gjurmë në kampionatin Botëror me Zvicrën pasi shënoi golin e fitores në ndeshjen ndaj Serbisë të cilin më pas e festoi edhe me shqiponjë.

Mesfushori shtatshkurtër thuajse ka mbyllur aventurën e tij me Stoke Cityn pasi kjo skuadër ra nga Kategoria dhe tashmë shqiptari është gati për një aventurë të re.

Mediat angleze raportojnë se në garë për shërbimet e Shaqirit është futur Liverpooli.

Klubi i kuq ka nisur bisedimet me Stoke Cityn për transferimin e lojtarit dhe shumë shpejt marrëveshja mund të mbyllet me sukses.

Klopp e ka përforcuar skuadrën me mesfushorin brazilian Fabinho nga Monaco dhe tani vëmendjen e ka kthyer te Shaqiri, i cili do të lejohet të largohet nga Stoke pasi rënies nga Premierliga.

Shaqiri ka klauzolë lirimi, por detajet e sakta nuk dihen në këtë fazë, edhe pse besohet se çmimi i tij do të jetë më i lartë se 15 milionë euro.

ME TE LEXUARAT