Putin po ndikon në Botëror? Trajneri Rusisë tregon telefonatën me presidentin
Të shumtë janë zërat që hedhin dyshime mbi ndikimin e drejtpërdrejtë në Kupën e Botës. Rusia është kualifikuar në çerekfinale dhe flitet se Putin ka meritën e tij për këtë kualifikim.
Gjithsesi, trajneri i Rusisë, Stanislav Çerçesov, ka deklaruar se interesimi i presidentit është i kënaqshëm dhe lojtarët ndihen mirë.
Ai ka bërë të ditur se ky i fundit është në kontakt të vazhdueshëm me ekipin.
Çerçesov shprehet:
Vladimir Vladimiroviç Putin telefonoi para ndeshjes me spanjollët, para penalltive dhe pas tyre. Mbështetja e personit të parë të shtetit është shumë e këndshme".
Putin nuk ishte i pranishëm në stadium kundër Spanjës, por autoritete shtetërore bënë të ditur se presidenti kishte telefonuar ekipin menjëherë pas ndeshjes.
