Efekti Ronaldo, ja çfarë do të fitojë Juventus

Sport

Cristiano Ronaldo mund ta pasurojë Juventusin nga fusha e marketingut. Juventus është duke finalizuar detajet e fundit për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” ka publikuar një studim nga Stage Up/Ipsos, në lidhje me rritjen e të hyrave nga marketingu te skuadra nga Serie A, në rast të ardhjes së Ronaldos.

Juventus pritet të shënojë rritje prej 80 milionë eurosh në vit nga marketingu, me blerjen e Ronaldos, përcjell “lajmi.net”.

Një rritje e tillë nga ana e marketingut do t’i ndihmonte skuadrës italiane të shëndrrohej në një prej pesë klubeve më të pasura në botë.

ME TE LEXUARAT