FIFA që dënon për simbolin me shqiponjë, shpërndanë tre gishtërinjtë

Sport

FIFA e cila i dënoi dy tre futbollistët e Zvicrës, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Stephan Lichtsteiner për shkak se në ndeshjen me Serbinë e kishin formuluar me duar simbolin e shqiponjës, ka vepruar me tjetër standard për vete.

FIFA më datën 12 qershor ka shpërndarë një fotografi të Federatës së Futbollit të Serbisë, ku shihet futbollisti serb Nemanja Matic me tre gishtat e ngritur. Këtë e ka bërë faqja zyrtare e njohur nga Facebook "FIFA World Cup".

Historia e tre gishtërinjve është e njohur për kombet e Ballkanit, sidomos për kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët. Gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, luftërave në Kroaci, Bosnë dhe Hercegovinë dhe Kosovë, tre gishtërinjtë kanë qenë simbol i ushtarëve dhe policëve serbë.

ME TE LEXUARAT