FIFA ben skandal !/ Heton Xhakën e Shaqirin, reklamon simbolin provokues të serbëve

Sport

UEFA dhe FIFA gjithmonë janë sjellë me dy standarte sa i përket "luftës" sportive mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Pasi UEFA mbajti hapur krahun e Serbisë për ngjarjet e 14 tetorit në Beograt, tani është radha e FIFA-s të tregojë fyturën e saj.

Çështja e funditështë festimi i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit me simbolin e shqiponjës pas golave të shënuar në ndeshjen me Serbinë.

Festa e tyre është cilësuar si provokim nga ana e serbëve, ndërkohë që vetë institucioni më i lartë i futbollit botëror, FIFA ka nisur nj hetim karshi dy shqiptarëve.

Mesa duket, vetë FIFA nuk është e informuar se cili simbol është provokim dhe cili simbol është një festim i thjeshtë goli.

Dy ditë para se të niste Kupa e Botës, FIFA ka publikuar një foto të mesfushorit serb Nemanja Matiç me 3 gishtat lart.

Në fakt, ai simbol është një provokim i hapur ndaj popullsisë së Ballkanit, duke qenë se është simbol i çetnikëve serb.

FIFA bën mirë të mësojë ç’është provokimi, e pastaj le të flasë…

ME TE LEXUARAT