Historia e trishtë e Xherdan Shaqirit: Punoja si pastrues, nuk kisha lekë as për stërvitje

Sport

Në një intervistë për “The Players Tribune”, Xherdan Shaqiri ka rrëfyer historinë e jetës së tij, që nga momenti kur me familjen u zhvendos në Zvicër e deri sot kur është pjesë e skuadrës së Zvicrës në Kampionatin Botëror.

“Shtëpia jonë nuk kishte ngrohëse, vetëm një oxhak, ishte shumë ftohtë, shtëpi e vjetër në një fermë në Basel, kështu ishte.Unë ngrohesha duke vrapuar si i çmendur. Vëllai im i madh ishte ai që ankoheshe gjithmonë për të ftohtin sepse dhoma e tij ishte në katin sipër, shumë larg oxhakut.

Ai flinte me 5 batanije në dimër. Familja ime u largua nga Kosova para se të fillonte lufta, kur unë isha 4 vjeç dhe u munduan të krijojnë një jetë të re në Zvicër me mua dhe vëllain tim.

Nuk ishte e lehtë. Babai im nuk dinte gjermanisht kështu që filloi punë si pjatalarës në një restorant. Më vonë filloi punë në ndërtimin e rrugëve.Mamaja ime punonte pastruese në zyrat e ndërtesave të qytetit. Unë e ndihmoja me fshesën elektrike dhe vëllai im pastronte dritaret.

Zvicra është shumë e shtrenjtë, por ishte edhe më e vështirë për prindërit e mi sepse ata dërgonin para të afërmve tanë që ishin akoma në Kosovë. Në fillim shkonim i vizitonim.Mamaja më thotë që gjithmonë sillesha keq në avion.

Por kur filloi lufta ishte e pamundur të shkonim dhe gjërat ishin të vështira për të afërmit tanë që ngelën atje. Shtëpia e xhaxhait tim u dogj dhe vuajtën shumë. Babai im dërgonte para kështu që ne nuk kishim për të prishur shtesë, vetëm ndonjë gjë për ditëlindje.

Po ju tregoj një histori qesharake, Ronaldo ishte idhulli im. Mënyra si ai luante ishte magji për mua. Gjatë finales së Botërorit ’98, kur ai u lëndua dhe Brazili humbi, unë po qaja dhe isha shumë i mërzitur për të.

Ditëlindja ime e 7 ishte tre muaj pas Botërorit dhe i thoja mamasë sime vazhdimisht që doja një fanellë të verdhë të Ronaldos.Kur erdhi ditëlindja, mamaja ma bëri dhuratë. Ishte nga ato fanellat fallco që blihen në market. Nuk e di nëse kishte stemë në të.

Ishte thjesht një bluze e verdhë me numrin 9. Prindërit e mi nuk kishin para të më blinin fanellën origjinale, por nuk ishte problem për mua. Ishte dita më e lumtur e jetës sime.Xing.al.E vesha për 10 ditë dhe kisha edhe pantallona ngjyrë të verdhë.

Isha i vetmi fëmijë emigrant në shkollën time dhe fëmijët e tjerë zviceran nuk e kuptonin pse isha i apasionuar pas futbollit. Në Zvicër futbolli është thjesht një sport.Nuk është mënyrë jetese si në vendet e tjera. Mbaj mend, 4 vite më vonë, kur Ronaldo u shfaq në Botërorin 2002 me atë prerjen e flokëve trekëndësh, shkova tek berberi dhe i thashë mi prej flokët si Ronaldo. Por atë kohë kisha flokë të verdha kaçurrela dhe dukeshin çmenduri.

Shkova në shkollë dhe të gjithë fëmijët po më shihnin të habitur.Nuk më interesonte. Unë isha vetvetja. Shtëpia ime ishte 5 minuta larg pjesës së qytetit ku luhej futboll. Mamaja më luteshe mos të shkoja, por pas shkollë shkoja çdo ditë atje.

Atje kishte turk, afrikan, serb, shqiptar, kishte që këndonin hip hop, kërcenin, luanin. Ndësa futbolli ishte futboll i vërtet. Kishte djemë që gjuanin me grushta.Mua nuk më kanë gjuajtur asnjëherë sepse e mbaja gojën mbyllur.

Por të luaja në park më ndihmoi shumë sepse mësova si të luaj me djem më të mëdhenj që nuk luanin për shaka. Kur isha 14 vjeç isha duke luajtur për ekipin e të rinjve të FC Baselit dhe na erdhi mundësia të luajmë në Nike Cup në Pragë.

Problemi ishte se duhet të mungoja në shkollë dhe kur ja kërkova mësuesit, ai tha jo. I thashë mamasë të shkruante një letër sikur isha sëmurë dhe shkova në Pragë. Luajta shumë mirë dhe i shikoja fëmijët e tjerë si më shihnin. Ishte ndjesi shumë e mirë.

U kthyem në shtëpi dhe shkova në shkollë të hënën. Mësuesi nxori gazetën ku unë isha në faqen e parë duke mbajtur trofeun, dhe më tha ‘Oh ti ishte sëmurë?’.Ngrita duart lart. Mora shumë vëmendje pas atij turneu, por paratë ishin sërish problem për familjen time sepse dy vëllezërit e mi luanin për Baselin.

Sa herë duhet të shkonim të luanin në turne, ishte shpenzimi trefish. Kur mbusha 16 vjeç, duhet të paguanim për një kamp trajnimi në Spanjë, çmimi ishte rreth 700 franga.Babai erdhi tek ne dhe na tha se është e pamundur ta paguajmë.

Unë dhe vëllezerit bëmë punë të vogla që ta paguanim. I mblodhëm paratë. Kisha frikë mos shokët e skuadrës e merrnin vesh që nuk kisha para të paguaja. Ju e dini si është kur fëmijët e tjerë tallen me ju, sidomos kur je 16, 17 vjeç. Pas një viti, kur isha 17 vjeç, më thirrën të bëhesha pjesë e ekipit të parë të Baselit.

U futa në 20 minutat e fundit të ndeshjes dhe luajta mirë. Ditën tjetër trajneri i të rinjve më tha: ‘Çfarë dreqin ishte ajo? Çfarë po mendoje? Fola me menaxherin dhe më tha që e vetmja gjë që bëje ishte driblimi. Tani kthehu në ekipin e dytë’.U shokova. Mendova se kaq ishte.

Dy javë më vonë, ata e pushuan menaxherin dhe një i ri erdhi. Ai më thirri të jem pjesë e ekipit të parë. Shkoi mirë për mua sepse gazetat shkruanin se unë mund të isha pjesë e Botërorit 2010. Kur u bëra pjesë e skuadrës ishte një moment shumë emocional.

Shkova direkt tek prindërit dhe ata u gëzuan shumë.Ndodhi shumë shpejt. Një ditë isha 16 vjeç duke punuar për të siguruar paratë për një biletë në Spanjë dhe pastaj u bëra 18 vjeç, duke fluturuar për në Botërorin e Afrikës Jugore. Prindërit e mi ishin shumë krenar që më panë të luaja në Botëror sepse ata erdhën në Zvicër pa asgjë, punuan shumë për tu siguruar fëmijëve të tyre një jetë të mirë.

Ndjej sikur kam dy shtëpi.Zvicra i dha familjes sime gjithçka dhe unë përpiqem t’i jap gjithçka kombëtares. Por sa herë shkoj në Kosovë kam gjithashtu ndjesinë e shtëpisë. Në 2012-ën kur luajtëm kundër Shqipërisë, vendosa flamurin e Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës në këpucë dhe gazetat por shkruanin gjëra negative. U kritikova, por ky është identiteti im. Kur të vrapoj në fushën e Botërorit 2018, do kem flamurin e Zvicrës dhe Kosovës në këpucë sepse flamujt tregojnë historinë e jetës sime”, ka rrëfyer Xherdan Shaqiri.

Bankomati nuk nxirrte para, shokohen kur hapin makinerinë

“Të hëngërt mortja me gjithë shalë moj k*qkë”, Genta e Big Brother ua merr hakun komentuesve (Foto)

'Krimi i pasionit' në “Don Bosko”, psikologia flet dhe tregon gjëra tronditëse, Xhaferi nuk e…

Këtë shqiptar po e kërkon e gjithë Italia, ja çfarë bëri në mes të rrugës dhe ja mbathi me të katra (Foto)

Merkel 'sulmohet' nga 4 shtete, çështja e refugjatëve 'mollë sherri'

Gruaja ja ‘plas në fytyrë’ që voton partinë komuniste, përgjigja e Edi Ramës është epike!

E quajtën të dështuar, trajneri i Argjentinës reagon pas ndeshjes: Ja kush e ka fajin

Qytetari i nxjerr bojën kryebashkiakut në sy të Ramës: “unë u them ja ku është ujku, ata më thonë ja gjurma”

Lajmi i fundit! Përplasen dy autobuze tek Kthesa e Kamzës, plagosen 6 pasagjerë

Gjermanet i vene 'gishtin' Shqipërinë: Ja cila është marrëveshja “bombë” që ka bërë Merkel me Ramën

Kancelarja gjermane Angela Merkel viziton e “vetmuar” Jordaninë dhe nga atje pyet “nëse lejohet të kthehet në Gjermani?”. Eshtë pikërisht kjo sarkazma e disa mediave gjermanofone pas krizës së rëndë që ka kapluar koalicion e parti

Rindërtohet trau në Kalimash, Gjiknuri jep lajmin kur fillon kalimi me pagesë. Ja kush do ketë lehtësime

E fundit/ Gjendet i vdekur shqiptari në Itali, është vrarë me...

Fundjava vjen me një lajm të mirë, ja kur do të hapet aksi rrugor Tiranë-Durrës

Shfrytzuan pa kriter lumenjtë, 4 zyrtarëve të ABU u ndodh ajo që kurrë nuk prisnin!

Shfrytëzimi pa kriter i lumenjve ka sjellë anulimin e 42 lejeve të ndërtimit. Gjithashtu bëhet me dije se janë kallëzuar në Prokurori 4 drejtues dhe ish drejtues së Agjensisë së Burimeve Ujore. Sipas Ministrisë së Bujqësisë ka pasur

Ju sugjerojmë

Më te Lexuarat

Cheetahs Go on and Inside of Jeep During Safari

Ads by Revcontent

“Të hëngërt mortja me gjithë shalë moj k*qkë”, Genta e Big Brother ua merr hakun komentuesve (Foto)

E fundit/ Bashkimi Europian i thotë 'JO' hapjes së negociatave për Shqipërinë!

Bankomati nuk nxirrte para, shokohen kur hapin makinerinë

18 vjeçe dhe e vetëdijshme sa e 'nxehtë' është, vajza e kryebashkiakut shqiptar jeton mes luksit të shfrenuar...

Ministri serb provokon para ndeshjes me Zvicrën: Nuk e dimë me kë po luajmë, me Shqipërinë apo me...

ME TE LEXUARAT