Trinjakët e vdekur në Durrës ishin autikë, mjekja: Kishin vështirësi në komunikim dhe dëgjim
Të tjera detaje janë zbardhur nga tragjedia e ndodhur dy ditë më parë në Durrës, ku trinjakët 4-vjecarë humbën jetën.
Jashtë kamerave dhe në ruajtje të sekretit mbi specifikat e trajnimit për vogëlushët, mjekja na njeh me problematikën e tyre, por mbi të gjitha në vështirësitë dhe sakrificat e nënës për të kapërcyer këtë problem shëndetësor të fëmijëve të saj të mitur. Ndërkohë, psikologët që prisnin edhe këtë të hënë të fundit të takonin vogëlushët, e cilësojnë një nënë të përgjegjshme dhe gjithmonë në gatishmëri për t’iu përgjigjur nevojave që kishin fëmijët e saj.
Historia familjare mbart në qendër emigracionin në Itali të bashkëshortit, duke e bërë Migenën një nënë dhe baba për vogëlushët.
Përtej vështirësive ekonomike, mjekët tregojnë për sakrificat që bënte kjo e fundit çdo javë duke udhëtuar nga Durrësi në Tiranë për të ndihmuar përmirësimin e gjendjes shëndetësore të trinjakeve. Por fati i keq deshi që ajo ta humbë në mënyrën më të rëndë dhe më tragjike të mundshme betejën me jetën e tre fëmijëve të saj. Pas ngjarjes, mësohet se e ëma e trinjakëve ndodhet e shtruar në spital për shkak të gjendjes së vështirë psikike për të përballuar humbjen tragjike të fëmijëve./