Tillerson uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Thelloni reformat, pastroni administratën

Politikë

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson ka uruar kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit. Në një njoftim për mediat nga zyra e shtypit të kryeministrit thuhet se Sekretari Tillerson telefonoi Ramën duke e uruar fitoren kuptimplotë në zgjedhje.

“Ai ka shprehur bindjen se mandati i fortë qe ka marrë për të qeverisur e vetme, e obligon Partinë Socialiste të thellojë shpejtësinë e reformave, pastrojë administratën nga të korruptuarit dhe shenojë rezultate domethenëse në luftën kundër krimit”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Më tej, duke i shprehur Kryeministrit të gjithë mbështetjen e qeverisë amerikane në mandatin e ri qeverisës, Sekretari i Shtetit i ka percjelle Edi Ramës përshtypjet shumë pozitive të Zëvendes Presidentit Pence nga takimi i javës së shkuar në Malin e Zi dhe ka rikonfirmuar vullnetitn amerikan për një vëmendje të përqendruar në zhvillimet në rajon.

Nga ana e tij Kryeministri Rama e ka falenderuar bashkebiseduesin për telefonaten dhe i ka bërë një pasqyre të plotë të situates rajonale nga këndvështrimi i vendit tonë, duke u përqëndruar kryesisht tek dialogu Kosovë – Serbi dhe nevoja për zhbllokimin e ngercit të emrit të Maqedonisë.

Në pjesen e fundit biseda është shtrire tek roli i Shqipërisë në NATO, kontributi i saj në luften kundër ekstremizmit të dhunshem, ku Sekretari Tillerson është shprehur me konsideratat më të larta. Ndërsa Kryeministri Rama ka kërkuar intensifikimin e bashkepunimit me SHBA ne sektorin e energjise dhe posacerisht te naftes e te gazit, cka eshte pritur me shume interes nga bashkebiseduesi.

Biseda telefonike mes te dyve ka zgjatur me shume se njezete minuta.

ME TE LEXUARAT