Foto/ Ekzekutimi i 67-vjeçarit në Miridtë, makina e viktimës e mbushur me plumba

Aktualitet

Foto/ Ekzekutimi i 67-vjeçarit në Miridtë, makina e

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës, ku një 67-vjeçar është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë automjetin ku u gjet viktima, ndërsa duken edhe shenjat e lënë nga plumbat, ndërsa në zonë ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Viktima është identifikuar si Viktor Bardhi, vëllai i Martin Bardhit, i cili u vra në vitin 2023 për motive hakmarrjeje.

Ndërkohë, në fshatin Munaz është gjetur një automjet i djegur, për të cilin po verifikohet nëse ka lidhje me ngjarjen e rëndë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion