Çfarë pritet të ndodhë? Rama mbledh sot deputetët dhe ministrat, në fokus

Politikë

Çfarë pritet të ndodhë? Rama mbledh sot deputetët
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të enjte Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave.

Në qendër të diskutimeve pritet të jetë koncepti i “Pranisë Besnike”, një model i ri organizimi i socialistëve në terren, përmes të cilit deputetët, drejtuesit politikë dhe strukturat vendore synojnë të jenë më të pranishëm pranë qytetarëve.

Qëllimi është evidentimi i problematikave në zona të ndryshme të vendit dhe ndjekja e tyre nga afër, duke i dhënë një rol më aktiv strukturave të Partisë Socialiste në terren.

Por mbledhja e sotme mund të sjellë edhe zhvillime në qeveri. Kryeministri Rama pritet të njoftojë ndryshime të mundshme në kabinet, ndonëse ende nuk ka detaje zyrtare mbi ministrat që mund të preken nga lëvizjet.

Nuk do të ishte hera e parë që Rama zgjedh një mbledhje të përbashkët të deputetëve dhe ministrave për të komunikuar ndryshime në qeveri. Edhe në janar të këtij viti, disa lëvizje në kabinet u njoftuan pikërisht në një takim të këtij formati.

Tashmë vëmendja është përqendruar te Pallati i Brigadave, ku pritet të zbardhen vendimet e kryeministrit si për organizimin e socialistëve në terren, ashtu edhe për përbërjen e kabinetit qeveritar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion