Ngjarja te ‘Komuna e Parisit’, policia identifikon të rinjtë që lëviznin me BMW. Ja kush ia ‘’bëri gropën’’
Hetimet për atentatin te Komuna e Parisit, vijojnë, ndërsa policia njofton se ka identifikuar të dyshuarit si autorë të atentatit ndaj 24-vjeçarit Lenci Hoxha.
Sipas burimeve, në këtë automjet që shihni në videon më poshtë, BMV e zezë e autorëve me targa AA 655 MO, filmuar nga një kamera amatore që është ndodhur në vendngjarje në momentin e ngjarjes, ndodheshin 4 persona, të rinj, të moshave nga 27 deri në 23 vjec, me inicialet: K.K, I.QM D.R, dhe L.E.
Ata janë identifikuar nga Policia por nuk janë arrestuar ende.
Dyshohet se i riu që u plagos në atentat dje, ka pasur konflikte të mëparshme me 4 personat e dyshuar.
Autorët ishin me BMV X5 të zëzë, qëlluan një herë 24-vjeçarin dhe me pas u larguan nëpër rrugicat e Komunes se Parisit.
Video është filmuar nga një shtetas gjerman i cili pamjet ia ka dorezuar Policisë për zbardhjen e ngjarjes.