Maminas, digjen dy makina, rrezikohen bizneset përreth

Aktualitet

Një automjet është përfshirë nga flakët në lëvizje e sipër mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës në zonën e Maminasit rreth orës 14: 25. Mjeti drejtohej nga 52 vjeçarja F.K banuese në Durrës.

Me të marrë njoftim menjëherë kanë shkuar Forcat Zjarrëfikëse, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

Nga ana e uniformave blu është ngritur grupi hetimor, ku nga veprimet paraprake dyshohet se shkaku i zjarrit është aksidental.

ME TE LEXUARAT