Vdes aktori James Bond
Lajmifundit
/
23 Maj 2017, 15:20
Showbiz
Ndahet nga jeta në moshën 89- vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin aktori ‘’James Bond’’.
Roger Moore, aktori i famshëm, ndërroi jetë ditën e sotme, bën me dije familja e tij.
“Ne e dimë se dashuria dhe admirimi ynë do të zmadhohen shumë herë, në mbarë botën nga njerëz që e njihnin atë për filmat, shfaqjet televizive dhe punën e tij të pasionuar për UNICEF-in, të cilën ai e konsideronte si arritja e tij më e madhe,” janë shprehur fëmijët e tij, Deborah, Geoffrey dhe Christian.
“CNN” shkruan se familja do të mbajë një funeral privat në Monako, pasi kjo ka qenë dëshira e tij.
